Ministri i Arsimit, Arbër Ademi në konferencën e fundit nga Qeveria, ka njoftuar se në mbledhjen e fundit të Qeverisë është sjellur dekret me forcën e ligjit për mësim nga distanca.
Ademi deklaroi se mësimin nga distanca sipas Qeverisë duhet të zbatojnë, shkollat fillore, shkollat e mesme dhe universitetet.
Ademi gjithashtu tha se nga dita e nesërme do të jetë gati platfoma online në të cilën nxënësit dhe studentët do të mund të dëgjojnë mësimin. Ministri tha se në platformën nacionale mësimet do të jenë në video-pamje.
Ministri Ademi ka deklaruar se ligjerata për një lëndë do të zgjasë 15 minuta. Ai ka deklaruar se platforma mund të gjindet në vegzën në vazhdim