​Haradinaj: Kurti po bën vetërrëzim të planifikuar – ja pse u shkarkua Veliu

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj e ka quajtur vetërrëzim të planifikuar situatën në të cilën ka ardhur sot Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë se i ka dhënë mbështetjen mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti pasi AAK është opozitë dhe se Qeveria është paqëndrueshme.

“Çdo opozitë, prioritet e ka rrëzimin e Qeverisë, këtu nuk ka asnjë dilemë. Si është formuar qeveria, e kemi parë që nuk shkoi gjatë. Zoti Kurti po bën një vetërrëzim.

Shkarkimi i Veliut nuk ishte shenjë e përmirësimit të raporteve mes VV dhe LDK. Ky është një vetërrëzim i planifikuar. Shkarkimi i Veliut ishte mënyrë sepse ai është një faktor i rëndësishëm në këtë koalicion”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka bërë strategji të ndryshme për ta nxjerrë veten nga situata ku e ka futur.