Ushtria punon për qasje shtesë në Klinikën Infektive


Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska përmes një video ka njoftuar se Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut me mjetet e inxhinierisë po pastron terrenin në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup me qëllim që të sigurohet qasje shtesë për qytetarët.

“Armata me makineri inxhinierie po pastron terrenin rreth Klinikës Infektive dhe siguron qasje shtesë deri tek Klinika”, ka shkruar Shekerinska.

Ditë më parë, Qyteti i Shkupit kishte rrënuar objektet e konvikteve në afërsi të Klinikë, i njohur si kompleksi “Medicinarët”./Alsat