Mjekja kosovare porosit qytetarët: Kujdesuni ju pak për vetën, ne mantelbardhët për ju shumë


Mjekja Dafina Krasniqi, ka dhënë një porosi për qytetarët për të përballuar më lehtë situatën me koronavirus.

Krasniqi thotë se mjekët po kujdesen për të gjithë duke rrezikuar vetën.

Ajo thekson se qytetarët duhet të japin informatat e sakta, se me kë kanë pasur kontakte.
“Nuk ka rëndësi nëse je një i alkoolizuar, me AIDS, ke abortuar një fëmijë, nënë adoleshente, ke kancer. Një infermierë,mjek gjithmonë do të kujdesët për ty.
Sot në këto ditë të vështira kur ti je në gjirin e ngrohtë familjar kur ti je pranë fëmijë,mantelbardhët janë përballë një luftë shumë të keq dhe tmerruese sepse armiku koronavirus është i padukshëm. Mos na rrezikoni na tregoni drejt për kontaktet që keni pasur më njerëz apo udhëtimet jashtë shteti,mosdhënia ë informatave të sakta rreziko komplet personelin shëndetësor dhe jetën e tyre e vëni në rrezik “.

Mjekja shtoi se rasti tjetër me koronavirus mund të jetë ajo, sepse unë jam betuar për të iu ndihmuar qytetarëve.

“Sot ne vendin tonë kemi me rezultat pozitiv një infermier sepse ai ishte duke dhënë ndihmën për qytetarin e vet ndoshta nesër do jam edhe unë sepse e kam bërë një betim para se gjithave andaj fal bashkëpunimit dhe informacioneve të sakta ne mundemi teë ju ofrojmë shërbim me standard,
Kujdesuni ju pak për vetën ne mantelbardhët për ju SHUMË”.