Gruaja nga Kumanova pas vdekjes ka dalë pozitive në testin e Koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se koronavirusi ka marë viktimën e parë në Maqedoni, shkruan Gazeta Lajm. Sipas tij, bëhet fjalë për një grua 57 vjeçare nga Kumanova. Ajo është testuar dy herë, por ka rezultuar negative nga koronavirusi. Pozitive ka rezultuar në testimin që i është bë pasi ka ndërruar jetë.

Edhe pse ka dalë negative në testime, tashmë e ndjera nga Kumanova është mbajtur në izolim. I infektuar me Koronavirus është edhr djali i saj, i cili është vendosu në Klinikën Infektive në Shkup./Gazeta Lajm