Ora policore, Spasovski: Do të lirohen të sëmurit, do të punojnë vetëm barnatore të caktuara


Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot në fjalimin e tij të jashtëzakonshëm në godinën e qeverisë ka njoftuar masat e reja mbrojtëse kundër virusit korona. Sapsovski njoftoi se duke filluar nga dita e nesërme në Maqedoni do të zbatohet orë policore, respektivisht do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga orë 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

“Masë që për herë të parë vendoset ora policore në historinë e Maqdoniasë. Prej nesër, në Maqedoninë e Veriut do të ketë orë policore nga ora 21:00 deri në ora 06:00 çdo ditë, me këtë do të kufizohet lëvizja e popullatës. Njoftoj se tashmë asgjë nuk është e njëjtë. Gjithçka ka ndryshuar në jetën tonë si te ne edhe në vende tjera”, njoftoi kryeministri Oliver Spasovski.

Spasovski njoftoi edhe për rastet kur do të lejohet qarkullimi i qytetarëve gjatë orës së policisë.

“Nga kjo ndalesë do të lirohen njerëzit e sëmurë, përfshi këtu njerëzit në dializë, nga ku do të mund të shoqërohen shoqërohen më së shumti nga dy persona”, theksoi Spasovski, duke shtuar se edhe pjesëtarët e armatës, zjarrfikësit ata të policisë dhe higjienës komunale do të jenë të lirë për qarkullim .

Në fjalimin e kreut të ekzekutivit u njoftua se gjatë orës policore do të punojnë vetëm një numër i caktuar i barnatoreve dhe taksistëve dhe se ditëve në vijim ndalohet mbledhja e më shumë se 5 personave gjatë 24 orëve.