Filipçe: Aksione humanitare vetëm për të sëmurit kronik, të cilët nuk janë në rrezik


Të gjithë të cilët dëshirojnë të bëhen humanë dhe të ndihmojnë në pengimin e koronavirusit, të largohen anash dhe t’i lënë personat profesionalë dhe kompetentë ta kryejnë detyrën. Puna e mjekëve është të ofrojnë trajtim, të bëjnë analizë, t’i intervistojnë pacientët, të sëmurët potencialë ose njerëzit të cilët kanë qenë në kontakt me ta, porositi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas tij, akcionet humanitare mund të zbatohen për personat e sëmurë kronikë, të cilët janë të vetizoluar në kushte shtëpiake, e nuk janë të rrezikshëm lidhur me koronavirusin. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, ministri informoi se tanimë është mbajtur mbledhje me drejtorët në SPQ “8 Shtatori”, rreth adaptimit të një pjese të spitalit për ndëmarrjen e pacientave. Ai përsëriti se tanimë është vendosur shtegu për lëvizje të pacientëve të dyshimtë ose veçmë të dijagnostikuar me koronavirusin, të cilëve u nevojitet shërbim tjetër shëndetësor.

Sipas Filipçes, institucionet shëndetësore publike tanimë janë të informuar se nëse kanë pacient të dyshimtë me KOVID-19, atë duhet ta dërgojnë në SPQ “8 Shtatori”.

“Nga ana e epidemiologëve u zbatua edukim i kuadrove. Materialet mbrojtëse janë aty. Ata njerëz dinë si të veprohet, si të kontrollohet pacienti, si të merret materiali. Nëse konfirmohet testi pozitiv i virusit vazhdohet në pajtim me këtë algoritëm të veprimit, nëse jo hynë në programin e rregullt në spitalin “8 Shtatori”. Këtu ka edhe sektor të posaçëm për sëmundje infektive. Këtu nuk do të hospitalizohen pacientë tani për tani, të cilëve u nevojitet shërim vetëm për shkak të koronavirusit, por ende do të shfrytëzohen kapacitetet e Klinikës infektive, ku janë plotësuar vetëm 20 deri 23 ose 24 për qind” tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë informoi se në këtë moment janë të gatshëm rreth 500 shtretër, ndërsa paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të sigurohen ende. Sipas ekspertëve, me të cilët sot kanë biseduar, kjo duhet të jetë faza e fundit në qasjen e shërimit të pacientëve dhe ka mekanizma tjerë, me të cilët mund të trajtohen pacientët.
Filipçe tha se sot kanë diskutuar edhe për modelin gjerman, e ai është që në spital të jenë pacientët, të cilëve mund t’u nevojitet ndihmë nga aparati, respektivisht pacientët të cilët janë në aparat respirator.

“Shërimi shtëpiak, siç tani zbatohet në Gjermani është mënyrë krejtësisht solide e trajtimit, duke marrë parasysh se përqindje e madhe e pacientëve kanë formë më të lehtë”, tha Filipçe.

Ai paralajmëroi se nga dita e hënë tërësisht do të jetë në dispozicion ekip i infermiereve, të cilët gjatë tërë ditës do të komunikojnë me pacientët. Mjeku specialist i mjekësisë infektive në çdo kohë do të jetë në dispozicion në situatë të caktuar, ndërsa në çdo moment do të ketë edhe shtrat spitalor, nëse ka indikacion.

“Ne tani jemi në fazë kur numri i pacientëve rritet. Kur krahasohemi me vendet tjera, kriza është diçka më e butë, që mund të them se është mirë dhe besoj se ka të bëjë me një pjesë të masave që janë ndërmarrë. Sinqerisht besoj se me ashpërsimin plotësues të masave do të ulet në mënyrë të konsiderueshme numri i pacientëve”, tha Filipçe.

I pyetur se çka po ndërmerret pas konfirmimit se në MPB ka pasur person me koronavirus, Filipçe tha se po ndërmerren masat e njejta si dhe për të gjithë personat e sëmurë tjerë, dhe bëhet dezinfektim i vendit të punës.