Asllani: Qytetarët të paguajnë me kartela, të evitojnë parat


Qytetarët të shmangin pagimin më parave kesh, t’i përdorin më tepër kartat elektronike, apeloi zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Asllani.

Asllani sot, në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipce, duke u përgjigjur pyetjet e gazetarëve, bëri thirrje edhe një herë që të evitohet lëvizja jashtë, tubimi në tregje, dhe në dyqane.

“Kemi edhe një rekomandim nga OBSH-ja – nëse shkëmbejmë kartëmonedha, para, duhet më shpesh t’i lajmë duart. Por nëse është e mundur, më mirë të paguajmë me kartelë gjegjësisht në mënyrë elektronike”, theksoi zëvendësministri.