Filipçe: Edhe 9 raste të reja në Maqedoni që e rrit numrin në 85 me coronavirus


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një postimi në Facebook informoi qytetarët rreth gjendjes me coronavirusin në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Filipçes për momentin në vend ka edhe nëntë raste të reja me coronavirus në Maqedoni. Numri i përgjithshëm arrin në 85 raste.

Ministri thotë se vetëm një grua është në gjendje të rëndë dhe në përkujdesje intensive kurse tre tjerë janë në stadin e pneumonisë.

Ndryshe, Filipçe njofton se këto raste janë nga Shkupi, Ohri, Dibra dhe Shtipi. /Telegrafi/