Ndërmarrja Publike Transportuese (NTP) “Shkupi” njofton qytetarët e kryeqytetit se sot përfundon marrëveshja e ndërmarrjes në fjalë me firmën e prodhimit të kartelave për pagesën e shfrytëzimit të transportit publik.
Për këtë shkak, në ditët në vijim shfrytëzuesit e shërbimeve nuk do të mund t’i blejnë të njëjtat dhe t’i plotësojnë kartelat elektronike “Skopska”, në vendet e shitjes që nuk janë në pronësi të ndërmarrjes.
Kjo do të mund të bëhet vetëm në rrjetin e ndërmarrjes në 32 sportele./Telegrafi