Arrestohet në Kosovë “Dëshmitari X”


Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X” në çështjen “Xhafaj” mësohet se është arrestuar në Kosovë, bashkë me të birin, sipas mediave kosovare.

Lajmi bëhet i ditur nga “Indeksonline”, Veliu ka qenë duke qëndruar në Shtime “ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare”, njofton Top Channel.

Pas publikimit të audio përgjimit, dhe zbulimit të identitetit të tij Veliu u thirr më 18 maj në prokurori ku u pyet prej pesë orësh nga prokurorët.

Aktualisht prokuroria vijon hetimet për këtë çështje.