Familja tetovare që po prodhon dhe shpërndanë maska falas


Në këto ditë kur qytetarët ballafaqohen me mungesën e maskave ose rritjen e çmimit të tyre, familja 5 anëtarëshe Iljazi nga Tetova po jep kontributin për të furnizuar qytetarët me maska që qepen nga kjo familje. Çdo ditë rreth 300 maska shumë përdorimshe do të ndahen për qytetarët.

“Ideja për krijimin e këtyre maskave ndodhi spontanisht në familjen tonë, duke parë se kërkesat janë shumë të mëdhaja për maskat. Maskat janë të punuara nga material pambuku 100%, të cilat janë të punuara me dy shtresa, dhe në mes kanë një xhep në të cilin mund të vendojmë faculeta të lagura ose të thata, për një mbrojtje sa më të mirë, gjithashtu desha ta ceki që këto maska në fund të ditës lahen dhe përsëri të nesërmen mund të përdoren”, theksoi stilistja Kreshnike Iljazi. Nga kjo familje u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë në këtë kohë pandemie për maska mbrojtëse, të drejtohen në atelienë e tyre.

“Kërkesa është shumë e madhe, dhe ne si familje do të mundohemi sa më shumë që çdo ditë të dhurojmë maska falas. Të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë dhe nuk mund t’i gjejnë apo t’i blejnë, ne do të jemi të gatshëm që çdo ditë të kenë maska falas, derën e kanë të hapur kur të duan të vijnë”, deklarpoi stilistja Kreshnike Iljazi. Atelia e Familjes Iljazi ndodhet në Tetovë, në rrugën e butiqeve, përballë ish-Radio Tetovës.