A do të ngriten trarët e Pikave Pagesore? (VIDEO)

A do të mbyllen pikat pagesore të rrugëve, për shkak të rrezikut të punonjësve që të bien në kontakt dhe të infektohet me persona të prekur nga korona virusi, kësaj pyetje i përgjigjet, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në konferencën për shtyp, ministri Filipçe, e la të hapur mundësinë e mbylljes, edhe pse, deklaroi që punonjësit e pikave pagesore kanë pranuar mjete mbrojtëse gjatë orarit të punës.

“Mundemi që të gjitha çështjet t’i propozojmë dhe t’i bisedojmë në Shtabin Qendror të Krizës në qeveri, me atë që të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt, njerëzit që punojnë në pikë pagesat rrugore është parashikuar një mbrojtje përkatëse. Do të thotë maska dhe dezinfektues janë të mjaftueshëm. Mirëpo jemi të hapur të bisedojmë për gjithëçka”, tha ministri Filipçe.

Për shkak të frekuentimit të madhe dhe kontkateve me njerëz, punonjësit në pikat pagesore, po përballen me rrezikun e infektimit. FTV