Prokuroria Themelore e Strugës deri te Gjykata e Strugës ka dorëzuar propozim për urdhër-pagesë kundër një personi për shkak të veprës penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206 të Kodit Penal.
“I akuzuari, 36-vjeçar nga fshati i Strugës Draslljaca, më 16 mars me kamion ka ardhur në pikën kufitare Tabanovcë dhe ka paraqitur se udhëton prej Danimarkës si vend me rrezik të mesëm për infektim me virusin korona. Në pikën kufitare ka qenë i njoftuar me masat e caktuara për shkatërrimin dhe parandalimin e transmetimit të virusit dhe ka dalë deklaratë se do të vetëizolohet për 14 vjet. Por, që në të njëjtën ditë është paraqitur në pikën kufitare, Qafthanë, ka kaluar në Shqipëri dhe në mars përsëri është kthyer në shtet në të njëjtën ditë, nëpërmjet të njëjtës pikës kufitare. Më 18 mars, sërish nuk është gjetur në shtëpi nga ana e zyrtarëve policorë, të cilët kanë kryer kontroll në shtëpinë e të akuzuarit, i cili nuk i ka respektuar dispozitat dhe vetëizolimin e obligueshëm”, thonë nga Prokuroria.
Prokurori kompetent deri te Gjykata i ka shqiptuar dënim me lartë prej 100 gjobave ditore nga 40 euro, gjegjësisht 4.000 euro.