Kryeministri Rama thotë se do të shkurtojë pagat e qeveritarëve, deputetëve dhe atyre që sipas tij janë në “majë të piramidës”.
Në emisionin e gazetares Eni Vasili, Rama tha se këto shkurtime do jenë simbolike për të lënë diçka për ata që janë në gjendje të pamundur dhe në fund të muajit u duhet të lënë gjithçka.
“Do shkurtojmë rrogat si qeveri, rrogat e atyre që janë në majë të piramidës, dhe do shkurtojmë rrogat e deputetëve. Jo se më këto rroga do ndikojnë për situatën, por kjo është diçka simbolike. Sepse do tregojmë që do lëmë dicka për ata që janë të pamundur dhe në fund të muajit u duhet të lënë gjithçka”, u shpreh Rama.