Shpërthen koronavirusi në Turqi, 50 të prekur dhe një i vdekur në 24 orët e fundit


Edhe Turqia nuk i ka shpëtuar koronavirusit, pavarësisht masave të rrepta të vendosur që pas shpërthimit të tij në Kinë.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, se është shënuar edhe viktima e parë nga koronavirusi. Ai është një i burrë, 89-vjeç.

Ministri i Shëndetësisë raportoi gjithashtu se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Turqi janë konfirmuar edhe 51 raste të reja, duke e çuar numrin total të personave të prekur në 98 persona.
Kemi rezistuar 90 ditë me masat që kemi marrë. Ne jemi një nga vendet e para që kemi kuptuar rrezikun që i kanoset njerëzimit që prej shpërthimit të virusit në Kinë. Pavarësisht masave, edhe Turqia është prekur nga ky virus, madje është shënuar edhe vi ktima e parë, ka thënë ministri turk.