Përmes një thirrje urgjente, ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov ju është drejtuar qytetarëve të cilët po qëndrojnë ende jashtë kufijëve të vendit dhe që duan të kthehen dhe atë e kanë mundësinë deri ditën e nesërme në ora 17 të paraqiten nëpër Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.
“Thirrje urgjente
Të nderuar qytetarë që momentalisht ndodheni jashtë vendit, posaçërisht ju që nuk keni qëndrim të rregulluar dhe për shkak të rrethanave jashtëzakonisht të vështira kudo, fluturimeve të anulluara dhe kufijve të mbyllur, nuk keni asnjë mënyrë të ktheheni në vendlindje.
Përpiqemi të gjejmë mënyrën e duhur për t’ju ndihmuar të ktheheni, por çdo përpjekje serioze kërkon informacion të saktë.
Për shembull, ka informacione për 150 qytetarë që gjenden në Barcelonë, ndërsa për momentin Ambasada e Maqedonisë Veriore në Madrid ka vetëm 16 të regjistruar.
Prandaj, kërkoj nga ju që të regjistroheni në kohën e duhur në misionet diplomatike dhe konsullore në vendin ku ndodheni, ose në PDK-në më të afërt nëse nuk kemi një mision atje. Adresat e postës elektronike të PDK-së janë në dispozicion në faqen e internetit të MPJ-së këtu https://mfa.gov.mk/ (nëse i hapni në celular, shikoni faqen më poshtë).
Të dhënat e kërkuara:
– emri dhe mbiemrin
– numri i pasaportës
– telefon kontakti
– vendi dhe qyteti ku jeni
– nëse keni një qëndrim të rregulluar në ndonjë vend të huaj
Meqenëse po bëjmë përllogaritje të situatës për 24 orë, ju kërkoj ta bëni atë deri në orën 17, e enjte 19 mars.
Do të bëjmë gjithçka që mundemi, duke u kujdesur për interesin kombëtar për t’u kujdesur për qytetarët në situata të vështira jashtë vendit dhe interesin kombëtar dhe për të mbajtur shëndetin e qytetarëve këtu në shtëpi.”-U shpreh Dimitrov.