Qendra për Menaxhim me Kriza ka parashtruar kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë dhe deri te Shtabi Kryesor i Krizës të ndahen respiratorë në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë.
Këtë në konferencën e sotme për shtyp e theksoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Agron Buxhaku, duke theksuar se kërkesa është dorëzuar, dhe se pritet përgjigje nëse të njëjtat do të sigurohen.
“Kemi kërkesë konkrete që ne e dorëzuam deri te ministri i Shëndetësisë, në Dibër dhe Qendër Zhupë nevojiten respiratorë, sepse në momentin e përkeqësimit të gjendjes së pacientëve, kjo pajisje mjekësore e cila në rast të rrezikut të jetës do t’i shpëtojë këto pacientë. Nëse dikush është i sëmurë rëndë dhe i nevojitet respirator, do të duhet të pritet të sillet respiratori nga Shkupi në Dibër, ndërsa kjo edhe më shumë e sjell jetën në rrezik”, tha sot Buxhaku.