Mediat e huaja shkruajnë se filmi “Contagion”, një prodhim i vitit 2011, është renditur si një ndër filmat më të shikuar gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit.
Filmi flet për një virus pandemik që shpërndahet me shpejtësi, i cili u merr jetën 26 milionë njerëzve në të gjithë botën.
Në film bëhet fjalë për virusin e quajtur MEV-1. Ai ka origjinën në Azi dhe transmetohet përmes prekjes, ndërsa simptomat e tij janë të ngjashme me koronavirusin. Shumë njerëz e kanë cilësuar këtë film si “parashikuesin” e mbërritjes së koronavirusit.
Filmi është prodhuar nga gjigandi Warner Bros. Ata kanë njoftuar se “Contagion” rezulton filmi më i kërkuar në katalogun e Ëarner Bros, pas Harry Potter.