Në drejtim të respektimit të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë, ndërsa me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Repartet për Punë Administrative dhe Reparti për Punë Administrative Shkup në përbërjen e Repartit për Punë Civile pranë MPB-së, duke filluar prej nesër, e mërkurë (18 mars) do të punojnë me orar të ndryshuar të punës.
Siç bëri të ditur MPB-ja, me urdhër nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Nake Çulev, repartet për punë administrative Manastir, Veles, Kumanovë, Ohër, Strumicë, Tetovë, Shtip dhe njësitë rajonale nën kompetencën e tyre, do të punojnë në një ndërrim në periudhën prej orës 7:30 deri në orën 16:30. Në Repartin për Punë Administrative Shkup, orari i punës do të jetë i organizuar në këtë mënyrë: për punktet në RTVM, “Beko” dhe Gjorçe petrov orari i punës do të jetë në periudhën prej orës 07:30 deri në orën 18:00, përderisa për punktet në Butel dhe Draçevë orari i punës do të fillojë në orën 10:00 e deri në orën 18:00.
“Të gjithë qytetarët të cilët tashmë kanë marrë termine për aplikim jashtë nga orari i ri i përcaktuar i punës, do të mund të fotografohen dhe dorëzojnë aplikime në kuadër të orarit të punës në datat në të cilat iu janë caktuar terminet”, bëjnë të ditur nga MPB-ja.
Njëherit, MPB-ja iu bën thirrje qytetarëve që ta reduktojnë ardhjen në sportelet e Ministrisë, përveç se nëse kanë nevojë urgjente, të përdorin komunikim përmes telefonit dhe postës elektronike për marrjen e informacioneve, ndërsa MPB-ja pas përfundimit të kësaj situate me angazhimin e të gjitha resurseve të saja do të mundësojë realizim me kohë të të drejtave të qytetarëve sa i përket nxjerrjes së dokumenteve personae”, qëndron në kumtesë.