Tronditës numri i kosovarëve të kthyer nga Italia në kulmin e krizës nga Koronavirusi


Më herët u konfirmuan edhe katër raste të tjera të qytetarëve që u konfirmuan si të prekur me Koronavirusin e ri, Covid-19.
Dhe, tashmë numri i qytetarëve të prekur kosovarë nga Koronavirusi arrin në 9, ndërsa vetëm në Komunën e Malishevës është plot 4.

Por, ajo që shqetëson edhe më shumë është numri i qytetarëve nga Malisheva që u futën në Kosovë pikërisht në pikun e krizës së Koronavirusit në atë shtet.
Që nga data 23 shkurt, siç merr vesh Periskopi, numri i qytetarëve të kthyer nga Italia në Malishevë ishte 127. Ndërkohë, kontrolli nga autoritetet kosovare kishte qenë tepër i vogël, pa testime adekuate për Koronavirus.

Natyrisht që numri i të kthyerve nga Italia në mbarë Kosovën është shumë më i lartë se sa vetëm në Komunën e Malishevës.