Rreth 200 mërgimtarë të cilët janë nisur nga vendet e Evropës për të ardhur në Maqedoninë e Veriut përmes rrugëve tokësore, janë bllokuar në kufirin Hungari-Serbi. Kjo për shkak të masave që kanë marrë autoritetet serbe në luftën kundër koronavirusit, dhe nuk lejohet të hyjnë në Serbi përveç shtetasve serb.
Një dëshmitar tha se kanë kontaktuar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd dhe presin përgjigjë nëse autoritetet e Shkupit do të shkojnë t’i marrin në mënyrë të organizuar për t’i sjellë në vendlindje.
Jozyrtarisht SHENJA mëson se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është në kontakt me Qeverinë e Serbisë dhe autoritetet serbe në ora 20:00 do të bëjnë të ditur nëse do t’i lëshojnë shtetasit e Maqedonisë së Veriyt që përmes Serbisë të kthehen në vendlindje, ose jo.