Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me odat ekonomike ku janë dakorduar për një listë të masave të cilat do të trajtohen në mbledhje të qeverisë.
Ai ka treguar se cilat janë këto masa.
“Sot jemi takuar me odat kryesore në Kosovë, takimi është vazhdimësi e takimit të djeshëm. U dakorduam për një listë të masave dhe unë do t’i paraqes në qeveri. E para, për të lehtësuar mallrat që vijnë në Kosovë. Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë i të gjitha rezervat shtetërore për tre muajt e ardhshëm, ku specifikohen kufizimet e sasisë që mund të bëhen nga qytetarët. Një plan për mbështetje të bizneseve. Shtyhet afati për deklarimin e raporteve financiare deri më 30 prill. BQK udhëzohet të përgatis një plan që të rishqyrtojnë kreditë. Ministria e Ekonomisë do të mbikëqyrë punën e KEK-ut, KEDS-it për stabiliz im të furnizimit me energji elektrike. Shtyhet deri me 30 prill pagesa për të gjitha shërbimet publike, si ujë, mbeturina”, tha ai.
Ai tha se do të sqarojnë se cilat biznese do të mbyllen dhe cilave u lejohet veprimtaria. Po ashtu, ai tha se do të japin sqarime për pushimin e njërit prind.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, tha se kjo është vetëm faza e parë e masave.
“Kjo është vetëm faza e parë e masave, pastaj do të ulemi të shohim për rimëkëmbjen e bizneseve. Nevoja që bizneset dhe komunat ta respektojnë vendimin e qeverisë, i cili nuk i ndalon veprimtaritë e tjera. Ne nuk e kemi komunitetin t’i ndalim të gjitha. Sot më ka thirrur drejtori i KEDS, që ka pasur problem me organizimin e punëtorëve, e energjia është fondamentale”, tha ai.
Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, tha se jo të gjitha punët mund të kryhet nga shtëpia, janë sektori i ndërtimtarisë.
Shoqata e mullisëve, Muhamet Selmani pati një kërkesë rreth millit.
“Ta ulin panikun për furnizim me miell. Nuk është problemi se nuk ka grurë, por problemi është për ta bërë grurin miell për një kohë të shkurtër. Do të ketë lehtësira për grurë, mos krijoni panik për miell sepse miell ka”, tha ai