VRITEN 4 USHTARË RUSË NË SIRI


Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se 4 ushtarë rusë humbën jetën në një sulm ndaj batalioneve të artilerisë së regjimit të Asadit në Siri, transmeton AA.

Në deklaratën nga ministria thuhet se në mesnatë janë kryer sulme ndaj batalioneve të artilerisë së regjimit në qytetin Dejrizor të Sirisë, dhe si “pasojë e sulmeve të grupeve terroriste të shumta në lëvizje kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes 2 ushtarë rusë”.

Po ashtu në deklaratën ku vihet në dukje se 5 ushtarë rusë që u plagosën janë dërguar menjëherë në spital, theksohet se pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve në spital nuk ka qenë e mundur të shpëtohen 2 prej ushtarëve rusë.