Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu nënshtrua testit për virusin Covid-19 dhe pas disa orësh mjeku i tij konfirmoi se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk është i prekur nga sëmundja.
Donald Trump doli në një deklaratë para mediave mbrëmjen e djeshme për të njoftuar për masat e reja shtrënguese për të parandaluar përhapjen e pandemisë, ku tregoi se i ishte nënshtruar një testi.
Edhe gazetarëve iu duk një masë e paprecedentë, kur stafi i Shtëpisë së Bardhë iu mati temperaturën në hyrje, përpara konferencë për shtyp.
Javën e kaluar presidenti Trump u takua me një delegacion të lartë nga Brazili, në përbërjen e të cilit ishte dhe një person i prekur me koronavirus.
Kreu i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Alergjikë dhe Ngjitëse tha se në SHBA aktualisht janë 2226 persona të prekur me koronavirus dhe këto shifra pritet të rriten në ditët në vijim.
“Kjo do të bëhet dhe më keq përpara se të përmirësohet”, u shpreh gjenerali Jerome Adams, “Por njerëzit duhet ta mësojnë se 99% e tyre do t’ia dalin”, përfundoi ai.