BDI do të nis përgatitjet për Kongresin partiak, emrat që përfliten për lidership?!


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk dihet se kur do të mbaj kongresin e katërt partiak, por nga muaji i ardhshëm nisin përgatitjet intensive para mbajtjes së tij, duke u zgjedhur degët dhe strukturimi i ri në terren.

Në pyetjen se kur mund të mbahet kongresi, në BDI nuk kanë mundur të parashikojnë një gjë të tillë, “derisa të përfundojnë zgjedhjet dhe emërimet nëpër degë”.

Gjatë ditëve në vijim Këshilli i përgjithshëm, me ç’rast do të fillojnë ndryshimet në degët partiake duke vijuar edhe në instanca të tjera.

Por këshilli i përgjithshëm do të caktojë edhe datën për mbajtjen e kongresit partiak.

Se kush do të drejtojë këtë parti që gati 16 vjet është në pushtet, ka zëra të ndryshëm.

Por, siç bëhet e ditur, Ali Ahmeti do të rizgjidhet edhe për një mandat në krye të BDI dhe kjo është kërkuar edhe nga strukturat e larta partiake, edhe pse ka ambicie edhe nga kandidatë të tjerë që duan të marrin në duar drejtimin e këtij subjekti.

Deputeti Artan Grubi ka theksuar ditë më parë për Telma se Ahmeti nuk do të tërhiqet dhe se do të kërkojë edhe një mandat.
Por portale tjera kanë shkruar se edhe emra tjerë mund ti bashkohen garës ndër të cilët Teuta Arifi, Hazbi Lika, Talat Xhaferi, etj. (INA)