Hoxha Drilon Gashi tallet me imamët për koronavirusin


Hoxha i suspenduar nga BIK, Drilon Gashi, ka ironizuar me disa prej fjalëve që ai pretendon se u thanë në hytbet e sotme të xhumasë.

Gashi ka cituar disa prej tyre, duke potencuar se fillimisht ata i kanë iu kanë thënë xhematit se “këtë virus e dërgoi All-llahu”, e më pas kanë thënë që të mbrohen duke i larë duart.

Ai, këtë thirrje, Gashi e ka quajtuar si ftesë për “t’u ruajtur nga All-llahu”.

“Mullahat sot nëpër hytbe të xhumasë: “Vëllezër të dashur, Allahu na e dërgoi këtë virus…Le të mbrohemi “prej Allahut” duke i larë duart me sapun ??”!”, ka shkruar Gashi.