Pendarovski ka dyshime nëse do zhvillohen zgjedhjet parlamentare

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij të sotme për për gjendjen aktuale me virusin korona në vend ka komentuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend që duhet të mbahen më 12 prill.

Pendarovski theksoi se kampanja zgjedhore mund të realizohet përmes mediumeve dhe rrjeteve sociale por që problemi sipas tij qëndron në ditën e zgjedhjeve, ku ka fluks të madh të njerëzve.

“Ne mund të relizojmë kampanjë përmes rrjeteve sociale, ashtu siç shoh që ka konsensus mes krerëve politik, por ka kategori të qytetarëve që nuk kanë qasje sikur se kanë qytetarët në moshë më të re.

Principi kryesor i OSBE/ODHIR dhe i institucioneve tjera relevante ndërkombëtare sygjeojnë që qytetarët duhet të jenë mirë të informuar për të marrë vendim në ditën e zgjedhjeve.

Unë kam rezerva të mëdha për mbajtjen e ditës së zgjedhjeve, nuk jam kompetent për këtë, por në zgjedhjet parlamentare tek ne mesatarisht votojnë 1 milion njerëz, mbrenda shtetit kemi 3 000 vendvotime, administrata jonë zgjedhore ka 30 000 njerëz. Me sa kam informata unë asnjëherë nuk janë mbajtur zgjedhje në kushte të këtilla” tha mes tjerash Pendarovski