VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” sonte në Filarmoninë e Maqedonisë në konventë i prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në fjalimin e tij në kreu i VMRO-DPMNE-së,Hristijan Mickoski ka thënë se është i inkurajuar nga koalicioni i LSDM me Lëvizjen Besa, pasi për VMRO-DPMNE, Lëvizja Besa do të ishte e nevojshme pas zgjedhjeve, përcjell in7.
“Duhet të ruhen vlerat dhe ne jemi të gatshëm për që promovojmë ato, e jo për kompromise politike të pranojë kompromise për vlerat. Dhe duhet secili të dijë që unë një kompromis me premtime, me vlerat që ne bashkojmë nuk do të bëj. Në këtë kuptim, unë do të thoja se është një veprim i mirë që Besa të shkojë me LSDM-në. Të dy ndjekin vota dhe duan të fshihen. Por fakti që Besa do të fitojë tre ose katër deputetë më inkurajon mua për pas zgjedhjeve”, ka thënë Mickoski duke aluduar në atë se ai mendon se do të jetë fitues i zgjedhjeve dhe do të jetë në gjendje të formojë qeveri.