3 shenjat e para kur prekeni nga koronavirusi


Në kohën kur Shqipëria regjistron 10 raste me koronavirus, mjeket apelojnë se kur qytetarët duhet ti drejtohen spitalit nëpërmjet numrit 127.
Mjeku Tritan Kalo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se nëse një person ka kollë, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të njoftojnë menjëherë urgjencën.

Tritan Kalo: Janë të lutur të telefonojnë 127 nëse do të kenë 3 shenja madhore.
Së pari kollë dhe teshtitje të fuqishme
Së dyti, temperaturë
Së treti frymëmarrje të rënduar.

Në këto raste është i justifikuar apelimi i urgjencës dhe adresimi në shërbimin e sëmundjeve infektive. Nuk lejohet vetëlëvizja, siç bënë një dy të sëmurë nga Skrapari. Kjo është shumë gabim për dy arsye: E para nuk është paravlerësuar dhe e dyta nëse vjen me mjetin tënd riskon edhe persona të tjerë. Si rregull kjo është e përcaktuar me protokoll, individët që kanë kontakt me të sëmurë të deklaruar duhet ose të qëndrojnë në shtëpi kur nuk kanë shenja të insuficiencës dhe ato që kanë shenja të lidhur ose jo me covid 19 duhet të adresohen në shërbimet përkatëse.