Haradinaj-Kurtit: S’ke bë mirë kur i je zgërdhi Brnabiqit, as kur e ke taku atë tjetrin, tani merri vendimet vetë


Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke i thënë se ia kupton nervozen por që sipas tij s’ka nevojë të ndjehet nervoz.

“S’di a po i dëgjon deputetët e koalicionit tënd, dëgjoj.Edhe kur ke shku në Berlin, edhe kur iu ke zgërdhi Brnabiqit edhe kur ke fol me atë tjetrin, jo një herë por disa herë nuk ke bërë mirë, se nuk është problem individi por akteri politik. Urdhëro merri vendimet vetë, se ki me e kuptu se të njëjtit kanë me të qu te vendi”, tha Haradinaj në drejtim të Kurtit.

Ai shtoi se s’janë për të gënjyer askënd, por është përgjegjësi e Kurtit të marrë vendime.
“Nuk u ankova se liderët politikë janë taku me presidentin, të gjithë e dimë se taksa ka kontribu në një ide që është përtej Kosovës e që adresë e ka Beogradin”, shtoi ai.