Investigimi i ‘Daily Mail’/Paratë e shitjes së kokainës në Angli investohen në Elbasan


Gazetarët e Daily Mail kanë udhëtuar drejt Elbasanit për të investiguar pasuritë e baronit të drogës Klodjan Copja i dënuar me 17 vite burg në Angli pasi importoi kokainë me vlerë 150 milionë stërlina. Ata kanë zbuluar se lokali më luksoz në Elbasan.

Personi që shihni në foto është Klodjan Copja i dënuar në Angli me 17 vite burg pasi ndërtoi një rrjet kriminal përgjegjës për importin e kokainës në shtetin ishull që kapte vlerën e 150 milionë stërlinave. Gazetarët e “Daily Mail” kanë udhëtuar në Elbasan vendlindjen e baronit shqiptar të kokainës, për të gjurmuar pasuritë e ndërtuara me paratë e drogës në Angli.

“Nuk jemi në lagjen e qejfit në ‘SOHO’ në Londër, apo në ndonjë prej resorteve të famshëm në Itali, ku gjen lokale nga më luksozët. Jemi në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan një prej qyteteve më depresiv të Shqipërisë dhe më të ndoturit. Por në qendër të këtij qyteti ndodhet lokali me emrin “Living””, shkruan Daily Maili.