Kosovari që jeton në Itali: Kam bërë hajgare me koronavirusin, por situata është serioze


Një qytetar nga Kosova që jeton në njërin prej qyteteve më të prekura në botë nga koronavirusi ka bërë lutje që të merren masat e duhura për mbrojtjen nga ky virus.

Gjokë Gojani tha se jeton në Bergamo të Italisë, ku deri më tani janë shënuar mijëra raste të personave të infektuar me koronavirus, e ku qindra të tjerë kanë vdekur.

Ai thotë se situata është shumë kritike e se edhe në Itali kanë gabuar në fillim me hapat e marrë karshi parandalimit.

Tutje, ai ka bërë të ditur se askush nga familja e tij nuk është i infektuar deri më tani.

“Rregullat janë të thjeshta por me vlerë të madhe”, ka shkruar ai.

Deri më tani Kosova është ndër vendet e pakta që nuk ka regjistruar asnjë rast të prekur me virusin korona. Sot është bërë e ditur se janë dërguar për analizë mostrat e disa pacientëve.