Frika se e moshuara që vdiq sot në Spitalin e Durrësit, mund të ketë transmetuar koronavirusin te shumë mjekë, infermierë e pacientë të tjerë në spital, po vazhdon të rritet çdo herë e më shumë.
Është bërë e ditur se viktima me koronavirus ka pasur kontakt me 23 mjekë dhe 16 infermierë, të cilët janë futur në karantinë.
Të gjithë këtyre punonjësve të spitalit iu janë marrë mostrat dhe po kryhen analizat për koronavirus në Institutin e Shëndetit Publik.
Mësohet se 75 vjeçarja tashmë e ndjerë ka qëndruar për disa orë në Urgjencë ku ka bërë vizitat, e më pas i janë bërë letrat për shtrim.