Rreziku nga koronavirusi, Spasovski fton në takim liderët e partive


Kryeministri Oliver Spasovski për të enjten në ora 13 caktoi takim për koordinim me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me realizimin e masave qeveritare për koronavirusin.

Në koordinim, siç njoftuan nga Qeveria, të pranishëm do të jenë liderët dhe plus një përfaqësues i parties, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, BESA, PDSH, Aleanca, Alternativa.

Nga Qeveria në brifing me mediumet porositën se tani askush nuk duhet të përfitojë politikisht, transmeton TV21.

“Maja e papërgjegjësisë është të bisedoni me ministrin e shëndetësisë dhe për një orë të paraqisni ankesë penale se e dëmton shëndetin e njerëzve, është politikë që duan ta plasojnë. Në këto kushte krizash secili që do të shikojë të kalkulojë politikisht, është i dënuar të dështojë”.

Për takimin e liderëve sot konfirmoi edhe lideri I VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.