Raportohet se 168 persona kanë ndërruar jetë për një ditë nga coronavirusi në Itali, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 631.
Sipas mediave të huaja, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se rritja prej 36% e viktimave, shënon numrin më të madh që nga koha e shpërthimit të virusit më 21 shkurt.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Itali, u rrit në 10,114 nga 9,172, kryesisht një rritje prej 10.7 për qind.
Kujtojmë se Italia është “mbyllur në karantinë” ndërsa vendi përpiqet të përmbajë shpërthimin e coronavirusit.