LSDM-ja mbrëmë në Kongresin e partisë në Shkup i publikoi bartësit e listave dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill.
Siç kumtoi mbrëmë në konferencë për media lideri i partisë Zoran Zaev, përveç katërshes bartës i listës do të jetë ai, në njësinë e parë zgjedhore bartës i listës do të jetë shefi aktual i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, kryeministri teknik Oliver Spasovski në të dytën, sekretari i përgjithshëm i partisë Lupço Nikollovski në të tretën, pesëshen do ta udhëheqë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Bartës në njësinë e gjashtë zgjedhore do të jetë lideri i Lëvizjes Besa, Billall Kasami.
Sipas paralajmërimeve të liderit të partisë Zaev dhe të zëvendëskryetares së LSDM-së, Shekerinska të dhëna në konferencën për shtyp mbrëmë në selinë e partisë, në secilën njësi zgjedhore partia do të shkojë me dy bartës të listave – burrë dhe grua. Kështu në listën për njësinë e parë zgjedhore tandem me Nikolla Dimitrovin është Milla Carovskën, në të dytën pas Oliver Spasovskit është Sonja Llukarevska, në të tretën e dyta në listë është Jagoga Shahpaska, në të katërtën bashkë me Zoran Zaevin bartëse është Sonja Mirakovska, në të pestën tandem me Shekerinskën është Jovan Mitrevski, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore të cilën do ta udhëheqë Kasami, e dyta në listë është Fanica Nikollovska.
“Kjo është oferta e LSDM-së dhe koalicionit për zgjedhjet. Këto janë personalitetet të cilat do ta sjellin fitoren e madhe tashmë të sigurt më 12 prill. Këto janë personat të cilët japin fjalë edhe para meje dhe para jush se do të punojnë me përgjegjësi, me nder dhe hapur në procesin e vazhdimit të politikave të suksesshme. Ky është koalicioni më i madh, më i ndryshëm dhe fitues me ofertë të balancuar në bazë gjinore nga të gjitha zgjedhjet që nga pavarësia e deri më sot. Ne jemi fitues më 12 prill. Jemi fitues sepse bashkohemi rreth vlerave dhe vizioneve që nënkuptojnë zhvillim, progres, jetë më të mirë për popullin tonë, për fëmijë tanë”, tha Zaevi.
Ai shtoi se të gjitha subjektet politike në këtë koalicion e kuptuan rëndësinë që shteti të vazhdojë në rrugën e vërtetë, koncepti një shoqëri të përforcohet edhe më shumë dhe për progres edhe më të fuqishëm ekonomik. Tani kur shteti është në rrugën e vërtetë kur bëhemi pjesë e NATO-s dhe fillon negociata me BE-në, është me rëndësi, tha, shteti të vazhdojë në atë rrugë, të vazhdojnë reformat, të rriten edhe pagat dhe pensionet, të rritet ekonomi, investimet…
Listat janë përcaktuar nga organet partiake dhe në koordinim me partnerët e koalicionit.