ZYRTARE: Serie A ndërpritet deri më 3 prill, titulli i jepet Juventus nëse nuk rifillon

Pas apelit të Ministrit të Sporteve, Vincenzo Spadafora dhe kreut të Federatës Italiane, Massimo Gravina, ka ardhur më në fund edhe reagimi i Kryeministrit Giuseppe Conte, që nëpërmjet një konference për shtyp njoftoi për ndërprerjen e çdo lloj aktiviteti sportiv, përfshi edhe kampionatin e Serie A, deri më 3 prill.

Ky ka qenë vendimi i Kryeministrit Conte që së bashku me Komitetin Olimpik kanë vendosur të ndërpritet të gjitha aktivitetet sportive për tre javët e ardhshme.

E gjithë Italia do të jetë zonë e mbrojtur dhe nuk ka asnjë arsye pse të vazhdojnë të zhvillohen aktivitet sportive. Nuk ka arsye që të vazhdojnë të luhen ndeshjet, pasi në to duhet të marrin pjesë edhe tifozët, që momentalisht e kanë të pamundur.

Kujtojmë se në rast se kampionati nuk do të rifillojë, titulli do t’i jepet skuadrës së Juventus pasi është ajo skuadra që kryeson momentalisht.