Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev gjatë prezantimit të programit zgjedhor për zgjeshjet e 12 prillit ka premtuar rritje të reja të rrogave.
Kreu i socialdemokratëve, Zaev ka thënë se derisa në një periudhë prej dy vjet e gjysmë ka arritur rritje rekorde të rrogave, në mandatin e ardhshëm do të angazhohet dhe do të punojë që rroga minimale në vend të jetë 300 euro kurse ajo mesatare të kap vlerën prej 600 euro.
Zaev gjithashtu ka thënë se do të angazhohet edhe në rritjen e pensioneve.