Geraldina Sposa me mesazh drithërues në ditën ndërkombëtare të gruas

Atelieria e veshjeve të nusëris tash më e njohur për të gjithë, që ndodhet në Shqipëri sot në ditën e 8 Marsit ngrit gruan, dhe përcjellë mesazh të fuqishëm kundër dhunës në familje.

“Prej 25 vjetësh jemi të pranishëm në ditën më të lumtur të shumë e shumë vajzave. Por jeta jo të gjithave u dhuron dtë të lumtura. Ndodh që pas vellos së bardhë, pas gëzimit të dasmës. Të ketë edhe histori të errëta dhune. Asnjë grua nuk meriton të jetojë e dhunura. Asnjë grua nuk meriton të jetojë e pafuqishme. Asnjë grua nuk meriton të mos ndihet e sigurt në shtëpin e vet. Sot në ditën ndërkombëtare ne jemi bashkë me to. Një zë më shumë.”