96-vjeçarja që pi 20 birra në ditë, ndonjëherë më merren mendtë, por kjo për shkak të pleqërisë sime jo prej birrës!


Ka shumë mënyra për të qëndruar i ri: Robertine zgjodhi birrën! Në moshën 96 vjeç, pensioniste belge pi nga 12 deri në 20 shishe në ditë. Mjeku i saj i familjes ka thënë fjalën e tij.

Çdo mbrëmje Robertine shkon në lokalin e saj të preferuar. Ajo thotë: ndonjëherë më merren mendtë, por kjo për shkak të pleqërisë sime, jo për shkak të birrës. Mjeku im thotë që unë mund të shkoj në atë kafene, për sa kohë që ndihem mirë dhe nuk më bën ndonjë dëm. Për më tepër, unë kam pirë birrë për vite me radhë dhe jam akoma gjallë. ’
Epo, atëherë… gëzuar!