95 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shërohen 63 pacientë


Edhe 95 raste të reja kanë rezultuar të prekur me koronavirus në Kosovë, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 2.363.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka treguar se janë shëruar edhe 63 persona të tjerë dhe numri i të shëruarve shkon në 1.171 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri.