90 % e të infektuarve me COVID nuk i kanë 3 simptomat kryesore

Përafërsisht 90% e pacientëve me COVID-19 nuk i kanë të shfaqura 3 nga simptomat kryesore të sëmundjes kur testohen, shkruan Dailymail.

Hulumtuesit analizuan informacione të 36.000 vullnetarëve, të cilët ishin testuar për praninë e koronavirusit nga prilli deri në qershor. Në mesin e 115 personave, që kishin rezultuar pozitivë, vetëm 16 prej tyre kishin shfaqur simptoma si temperature, kollitja apo humbje të shijes.

Nga ana tjetër, 158 pjesëmarrës që kishin përjetuar një nga këto tri simptoma, kur ishin testuar kanë rezultuar negativë. Ky studim shënon edhe një evidencë tjetër, që tregon se mijëra njerëz që përjetojnë simptoma të ngjashme me koronavirusin, duhet të testohen në mënyrë që ta konfirmojnë atë, dhe jo të mbështeten në shenja.

Studimi i bërë nga Universiteti i Londrës, sugjeron që së paku 70% e rasteve me Covid-19 janë asimptomatikë. Kjo tregon se politika e testimit vetëm të personat, që shfaqin shenja është e gabuar dhe numri i të infektuarve nuk mund të jetë i saktë. Studimi i publikuar në revistën “Clinical Epidemiology” thekson edhe një herë rëndësinë e testimit masiv në mënyrë që të zvogëlojnë numrin e infeksioneve./