9 vite burg për Robinhon, gjykata pranon kërkesën për futbollistin që përdhunoi shqiptaren

Ish-futbollisti Brazilian Robinho do të përfundojë në qeli. Pas kërkesave të vazhdueshme të Prokurorisë Publike Italiane, Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Brazil ka marrë vendimin për dënimin me 9 vite burg për ish-lojtarin e Milanit.

Për shkak se Brazili nuk lejon ekstradimin e shtetasve të tij, dënimi nga 39-vjeçari do të kryhet në burgjet e brazilit.

Robinho akuzohet se ka përdhunuar në grup një 22-vjeçare shqiptare në vitin 2013 në një disko në Milano. Pas veprimeve të njëpasnjëshme të hetuesve dhe provave të mbledhura u provua gjithçka, teksa denoncimi i parë erdhi nga e reja shqiptare.

Futbollisti u largua menjëherë nga Italia, ndërkohë që më pas gjeti strehim në Brazil, aty ku duket se arratia është drejt fundit.

Javën e kaluar ishte vetë qeveria italiane e cila bëri kërkesë, bazuar bazuar në Traktatin e Ekstradimit ku në pamundësi, personi që ka kryer shkelje dënohet në vendin e tij.

Pavarësisht se asnjëherë nuk i ka pranuar akuzat, duket se fjala e ish-sulmuesit anësor nuk ka më vlerë. 9 vite burg është dënimi i plotë të cilin do të vuajë.