Partia e Marko Gjuriqit, SNS, ka reaguar për takimin në Tiranë me Xhelal Sveçlën, Ardian Gjinin e Arban Abrashin.
Përmes një komunikate për media, SNS thotë se Marko Gjuriq do të qëndrojë deri më 9 nëntor në Tiranë.
Gjatë kësaj kohe, sipas tyre do të zhvillohen takime të ndryshme me përfaqësues politik nga Bosnja, Maqedonia Veriore, Shqipëria e Kosova, shkruan Express.
Marko Gjuriq është pjesëmarrës në një tryezë të përbashkët për bashkëpunim rajonal që do të zhvillohet nga 7 deri më 9 dhjetor në Tiranë. Gjatë kësaj kohe në Tiranë, jashtë konferencës ai do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues politik nga Bosnja, Maqedonia Veriore, Shqipëria e Kosova, si dhe me përfaqësues opozitarë të Serbisë”, thuhet në njoftim.
Ata theksojnë se ky është organizimi i dytë i kësaj natyre, mbajtur nga ministria e Jashtme Gjermane, që për qëllim ka avancimin e raporteve të shteteve të rajonit.
Mbledhja e parë e këtij lloji, sipas SNS ishte mbajtur në Shkup nga 18 deri në 20 tetor.
Vetëvendosje është deklaruar se nuk është takimi i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.
“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG”, ka thënë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje për Insajderin.
Tutje, Vetëvendosje ka thënë se në këtë takim ka edhe zyrtarë të tjerë nga partitë e tjera nga Kosova dhe nuk është takim i përveçëm.
“Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë zyra për media Vetëvendosjes.