864 tatuazhe insektesh në trup, i riu futet në Guiness

Michael Amoia është tashmë pjesë e Librit të Rekordeve Guiness.
Arsyeja është shumë e dukshme. Ai ka në trup plot 864 tatuazhe dhe të gjitha janë në forma insektesh.
Tatuazhet vijojnë nga fluturat, milingonat, gaforret dhe deri te gaforret, merimangat dhe akrepët.

Tatuazhin e parë, Michael e kishte bërë në moshën 21-vjeçare, në krahun e djathtë.
Amerikani thotë se pavarësisht kësaj zgjedhje, nuk i ka në qejf insektet.
“Shumë njerëz mendojnë se i dua insektet, në fakt është e kundërta. I urrej ato. Mirëpo ka shumë arsye pse i mbaj në trup”, është shprehur ai./abcnews.al