855 sportistë kanë marrë ndihmë shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Në llogaritë e 855 sportistëve dje kanë hyrë paratë e Agjencisë për Rini dhe Sport, si ndihmë shtetërore. Drejtori i Agjencisë Darko Kaevski sot në Shtip tha se Këshilli i Agjencisë është planifikuar që të martën të fillojë zbatimin e masës së dytë – ndihmë direkte për klubet sportive që kanë regjistruar mbi 50 të rinj në ekip dhe mbi 15 të rinj në sporte individuale.

Kaevski, i cili sot inspektoi ndërtimin e pishinës së mbyllur dhe fushës së re të basketbollit në zonën e Suitlak, tha se masa e dytë gjithashtu do të paguhej deri në fund të muajit për muajt prill dhe maj.

“Më vonë do të fillojmë me zbatimin e masave të tjera që kemi shpallur me qëllim të ngritjes së sportit dhe kthimit të sportit në baza të shëndetshme dhe të vazhdojmë atje ku ka ngelur, edhe me një ritëm më të shpejtë dhe natyrisht me kushte më të mira”, tha Kaevski.