85-vjeçari nga Kalishti ka kërcënuar një punonjës të Qendrës së Urgjencës, gjithashtu ka sulmuar fizikisht një polic

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur një kallëzim penal kundër N.V. (85) nga fshati Kalisht, Gostivar, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 3 qershor 2024, i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj një punonjësi në Qendrën e Urgjencës në Tetovë dhe ka sulmuar fizikisht një oficer policie që po kryente detyrat zyrtare