840 mijë euro për restorantet e dasmave

107 restorante të kategorizuara për dasma do t’i ndajnë 840 mijë euro, para nga thesari i shtetit.
Qeveria ka vendosur për ndihmë të njëhershme financiare për gastronomët që nuk punuan për një kohë të gjatë në pandemi. Për më tepër, Qeveria miratoi pagesë prej 135 mijë eurosh për 17 klube nate që dorëzuan dokumentacionin e plotë në thirrjen publike.

Nga Qeveria thonë se baza për përllogaritjen e mbështetjes janë të ardhurat mesatare mujore të fituara në vitin 2019, dhe shuma e mbështetjes llogaritet si 30% e të ardhurave mesatare mujore. Për më tepër, çdo subjekt aktiv i regjistruar fiton mbështetje financiare në vlerë prej 15,200 denarë për punonjës.

Këto fonde janë të pakthyeshme për gastronomët të cilët në fund të vitit 2021 do të kenë të paktën një punonjës më shumë në krahasim me vitin 2020.
Ata që mbajnë të njëjtin numër punonjësish do të duhet të kthejnë 20 për qind të ndihmës, dhe ata që do të zvogëlojnë numrin e punonjësve do të duhet të kthejnë 50 për qind të ndihmës.