83 vjeçarja bën gjestin e madh, dhuron pensionin për të ndihmuar 20 pensionistë (VIDEO)

Humaniteti i shqiptarëve për shqiptarët nuk mungon as në këto ditë kur pandemia ka mbërthyer vendin tonë.

Kjo që po shihni në video, është Hatixhe Daci nga Farka, e cila ka vendosur që të dhurojë pensionin për pensionistët në nevojë.

Djali i 83-vjeçares Nebiu, tregon se nëna e tij pasi dëgjoi nga mediat se ka të moshuar në kushte të vështira ekonomike, vendosi që t’i ndihmojë sadopak me pensionin e saj modest.

“Duke parë në televizor këta pleqtë që rrinë brenda në shtëpi, më tha mua se ka qejf tu çojë nja 20 familjeve ndihma”, thotë ai.

Nebiu tregon që ndihmat i kanë sjellë tek njësia administrative, për tu shpërndarë më pas tek familjet në nevojë.

“Do i paketojmë dhe do i dërgojmë ku të jetë nevojë. Do mundohemi që ti respektojmë”, shprehet ai.